Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fetahu merr përkrahje për postin e kryetarit të FBK-së

Arben Fetahu ka konfirmuar kandidaturën për postin e kryetarit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në kuvendin e jashtëzakonshëm që do të mbahet më 5 prill, shkruan sot Koha Ditore.

Fetahu që është anëtar i Bordit të FBK-së prej vitit 2013, të premten nëpërmjet një statusi në rrjetin social "Facebook" ka bërë të ditur qëndrimin e tij. Ai ka thënë se për të kandiduar për pozitën e kreut të FBK-së, ka kërkuar përkrahjen e klubeve dhe shoqatave të basketbollit, duke refuzuar nominimin e tij si kandidat i Bordit.

Sipas rregullave, kandidatët mund të propozohen prej Bordit dhe prej shtatë klubeve minimumi. Nëse kandidati vjen si i propozuar nga klubet, atëherë ai duhet të ketë edhe bazë deleguese.

Fetahu ka dy mundësitë, por ka zgjedhur të jetë i propozuar nga klubet. Dhe, deri më tash ka marrë 23 nënshkrime të delegatëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).