Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fetahaj tre gola, Liria mposht Hajvalinë në udhëtim

Liria ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Hajvalia në kuadër të xhiros së 18-të të Superligës së futbollit kosovar.

Klubi prizrenas mori pikët e plota pas fitores 2 me 4, ku fjalën kryesore e pati sulmuesi i rrezikshëm Liridon Fetahaj që shënoi hat-trick, raporton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fetahaj shënoi në minutat 39’, 48’, dhe 80’, kurse me një gol kontribuoi nigeriani Ogemwiye, i cili realizoi në minutën e 69.

Për vendasit golat i shënuan Edinson Kçiku në minutën e 45’, si dhe Egber Vitia në të 76’-tën.