Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fetahaj shkëlqen në fitoren e Prishtinës ndaj Vllaznisë

Prishtina ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme në udhëtim te Vllaznia, për të vazhduar luftën për titull të Superligës së Kosovës.

Prishtina fitoi këtë takim me rezultat prej 0 me 2, transmeton Koha.net.

Ishte Liridon Fetahaj që shkëlqeu në këtë takim duke realizuar të dy golat e kësaj përballje.

Golin e parë e shënoi në minutën e 27 pas asistimit nga Ahmeti, kurse në golin e dytë asistoi Bozhoviq kur po zhvillohej minuta e 86.

Me këtë fitore Prishtina shkon në kuotën e 28 pikëve, dy më pak se lideri Llapi, përderisa Vllaznia në vendin e fundit ka vetëm 5 pikë.