Leonard Pllana ka qenë lojtari më i mirë në fushë për skuadrën e Jeonnamit të shtunën.
Jeonnami fitoi ndaj Asanit në kuadër të xhiros së 10-të të rangut të dytë të futbollit të Koresë së Jugut.
Pllana në minutën e 11-të e qëlloi shtyllën pas një gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca.
Asistim të përkryer dha në minutën e 21-të për golin e epërsisë 1:0.
Ndërkohë, golin për 2:1 dhe të pikëve të plota e shënoi në minutën e 61-të.
Ai realizoi me kokë dhe festoi me shqiponjë.
Pllana, 26-vjeçar, luajti deri në minutën e 88-të, ndërsa në këtë sezon ka dy gola të shënuar e një asistim.
Jeonnami është në pozitën e shtatë me 13 pikë, kurse Asani një vend më poshtë ka një pikë më pak.
Artikuj të ngjashëm