Kryeqendra e Egjiptit shpërtheu në festë të dielën mbrëma, ku u ndezën fishekzjarre të shumta dhe dëgjoheshin boritë e veturave, pasi vendi arriti të presë biletën për Kupën e botës në futboll pas 28 vjetëve.
Egjipti siguroi Botërorin me fitoren 2:1 që e shënoi në shtëpi ndaj Kongos, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.
Sulmuesi anësor Mohamed Salah shënoi dy herë, golin e dytë nga penalltia në minutën e 94-t, duke i siguruar Egjiptit një epërsi prej katër pikëve në Grupin E të eliminatoreve të zonës së Afrikës, ndërsa deri në fund ka mbetur një xhiro.
Egjipti më në fund ka siguruar kualifikimin e pritur aq gjatë. Së fundi kishte garuar në "Italia 1990".
"Kanë kaluar 28 vjet dhe më në fund do të jemi në Kupën e Botës. Është një ditë feste për gjithë vendin", thotë 41-vjeçari Gaber Fathy....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.