Borussia Dortmundi ka fituar bindshëm derbin ndaj Schalkes (4:0). Në kushte normale tribuna jugore, ku qëndrojnë tifozët e zjarrtë të Dortmundit, do të ishte e papërmbajtshme. Festa e tifozëve në “murin e verdhë” do të ishte e madhe.
Por të shtunën ishte ndryshe. Në stadium nuk kishte shikues. Ishin vetëm personeli i domosdoshëm, në dhe rreth stadiumit. Tifozët munguan dhe ata të Dortmundit ndeshjen kanë mundur ta përcjellin vetëm përmes mediave.
Lojtarët e Dortmundit megjithatë ishin aty për tifozët e tyre të zjarrtë, ka shkruar “kicker.de”. Ata kanë shkuar para tribunës së jugut pas përfundimit të ndeshjes dhe kanë bërë festën e zakonshme “La Ola”, ndonëse para tyre nuk qëndronin tifozët.
“Ishte shumë spontane”, ka thënë sulmuesi i Dortmundit, Julian Brandt për Sky pas ndeshjes.
Ai ka pranuar se ishte i rraskapitur pas ndeshjes. Për shkak të pushimit të gjatë, Brandt ka pranuar se te lojtarët ka pasur mungesë të forcës.
“Është ndier mungesa e ndeshjeve për shumë javë”, ka thënë reprezentuesi gjerman.
Edhe
Fitorja e pestë radhazi për Dortmundin në Bundesligë
Për 60 minuta lodhja nuk është ndier te lojtarët e Dortmundit. Ata kanë dominuar plotësisht.
Lojtarët kanë festuar duke u munduar të mbajnë distancën. Kushte të shumta është dashur të plotësohen për rifillim të edicionit.
“Është vështirë, por këto janë mundësitë për momentin. Ne mundohemi t’iu përmbahemi rregullave sa më shumë që është e mundur. Natyrisht të gjithë do të preferonim që kushtet të jenë normale. Kur tribuna jugore feston këtu, është ndjenjë krejt tjetër”, ka thënë Brandt.