Festë e madhe ka shpërthyer te grupi i tifozëve “Dardanët” pasi Elbasan Rashani arriti që në sekondat e fundit t’ia sigurojë Kosovës fitoren ndaj Bullgarisë në Sofje.
Një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Kosovës kishin udhëtuar drejt Bullgarisë për të parë ndeshjen. Gjatë gjithë kohës janë dëgjuar brohoritjet “Duam fitore” dhe kjo gjë u realizua tek në sekondat e fundit, kur Rashani shënoi për 2 me 3.
Artikuj të ngjashëm