Besa sot ka fituar Kupën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur në finale skuadrën e Llapit.
Klubi nga Peja triumfoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive, transmeton Koha.net. Rezultati i kohës së rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë 1 me 1.
Besa penaltitë i fitoi me rezultat 4 me 2.
Pasi që Besa nuk është licencuar si klub në UEFA, fituesi i Kupës nuk do të shkojë në kualifikimet për Ligën e Evropës, por aty do të jetë nënkampioni i sezonit të rregullt, Prishtina.
Kohavisioni ka siguruar pamje nga festa e Besës pas triumfit në Kupën e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm