Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Besa fiton Kupën e Kosovës, Prishtina në Ligën e Evropës

Besa ka fituar Kupën e Kosovës pasi ka mposhtur Llapin në finale.

Kjo fitore e madhe e Besës erdhi vetëm pas penaltive në finalen ndaj Llapit, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat të barabartë 1 me 1. Në penalti Besa fitoi me rezultat 4 me 2.

Pasi që Besa nuk është licencuar si klub në UEFA, fituesi i Kupës nuk do të shkojë në kualifikimet për Ligën e Evropës, por aty do të jetë nënkampioni i sezonit të rregullt, Prishtina.