Kampioni i Kosovës, Feronikeli, ka njoftuar se më 10 gusht të këtij viti do të zhvillojë një ndeshje miqësore me gjigantin botëror, Milanin.
Të enjten presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj, ka nënshkruar marrëveshjen me menaxherin Agron Selimi, që ishte ndërmjetësues në këtë rast.
Kampioni i Kosovës ka thënë se detajet për fillimin e lojës dhe për bileta akoma nuk janë caktuar, por që do të prezantohen me kohë.
Feronikeli ka thënë se një ndeshje si kjo “konfirmon edhe një herë seriozitetin që ofron klubi kampion i Kosovës”.
“Kjo padyshim që është ngjarja më e madhe në futbollin e pasluftës”, ka thënë Feronikeli.
Artikuj të ngjashëm
-
Pas verës së zbehtë të klubeve, Milani ndez atmosferën në Kosovë
-
Feronikeli arsyeton çmimet e lartë të biletave për ndeshjen me Ac Milanin
-
Milani konfirmon miqësoren me Feronikelin
-
Reagon kampioni, fton FFK-në të ndërmarrë masa ndaj arbitrave
-
I zhytur në borxhe, Feronikeli synon të mbetet në Superligë