Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli tregon çmimin e biletave për ndeshjen me Slovanin

Kampioni i Kosovës në futboll Feronikeli, të martën, më 30 korrik, në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pret Slovan Bratislavën në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Evropës.

Një ditë para ndeshjes, klubi nga Drenasi ka bërë të ditur çmimin e biletave.

Çmimet e biletave do të jenë këto:

Veri dhe Jug: 3 Euro

Lindje: 5 Euro

Perëndim: 10 Euro

VIP: 15 Euro.

Nesër prej orës 9:00, do të dalin në shitje biletat në këto pika:

Prishtinë: Dy pika te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Drenas: Restaurant Dijamant

Komoran: Pizzeria Dijamant.

Kujtojmë që ndeshja fillon prej orës 18:00 dhe dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.

Klubi ka thënë se po ashtu do të falë mijëra bileta.

Në takimin e parë, Feronikeli pësoi 2 me 1.

Artikuj të ngjashëm