Sport

Feronikeli synon të bëhet forcë edhe në basketboll

Alban Veseli do të jetë përforcimi i parë i Feronikelit, ekip që edicionin e ardhshëm do të garojë në Superligën e Kosovës në basketboll. Bëhet e ditur se marrëveshja është arritur në parim mes palëve dhe gjithçka pritet të bëhet zyrtare ditëve në vijim.

Veseli do të jetë përforcimi i parë i Feronikelit për edicionin e ri, si dhe lojtari përreth të cilit do të ndërtohet ekipi për të garuar në elitën e basketbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore.

Feronikeli në Superligë është inkuadruar si kampion i Ligës së Parë, ndërsa ka fituar edhe Kupën e Kosovës për këtë rang.

"Alban Veseli tashmë mund të konsiderohet si lojtari i Feronikelit për edicionin e ri. Ai shumë shpejt do të zyrtarizohet, pasi ekipi do të formohet përreth tij në Superligë", ka thënë një burim i afërt me kryetarin e ekipit, Naser Ramaj. "Synimi për edicionin e ri është që të krijohet ekip i fortë, i cili do të luftojë për trofe edhe në elitë".

KB Feronikeli është themeluar pak para fillimit të edicionit të shkuar dhe falë investimeve të mëdha ka siguruar promovimin në elitë brenda një edicioni. Në fakt, ishte basketbollisti Veseli që ka kontribuar në këtë aspekt, pasi ka luajtur rolin e drejtorit sportiv...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)