Qendërmbrojtësi Alban Pnishi i është bashkuar Feronikelit.
Klubi nga Drenasi ka prezantuar ish-reprezentuesin e Kosovës, që së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Bnei Yehuda në Izrael. Nga janari ishte lojtar i lirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara Bnei Yehudas, Pnishi është paraqitur edhe në Wohlen e Grasshopers në Zvicër.
“Ai ka edhe paraqitje me reprezentacionin e Kosovës dhe shpresojmë që përvoja e tij të jetë tejet e dobishme për skuadrën”, thuhet në njoftimin e klubit.
Te Kosova ishte paraqitur tetë herë, me ndeshjen e fundit më 2017.
29-vjeçari në karrierën e tij ka pasur 275 paraqitje. Deri tash ka realizuar katër gola.