Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli përforcohet me një brazilian

Mesfusha e Feronikelit është përforcuar me ardhjen në klub të brazilianit, Jean Agostinho da Silva, i njohur si Jean Carioca, i cili edhe zyrtarisht është prezantuar gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar klubi nga Drenasi.

Përvoja e tij do të jetë vlerë shtesë për ekipin, thotë Feronikeli, transmeton Koha.net.

Feronikeli thotë se Carioca ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.


Feronikeli përforcohet me mesfushorin Nicholas Andrews

Pas Prince Balde, Feronikeli ka konfirmuar edhe transferimin e një lojtari tjetër nga Liberia.

Bëhet fjalë për mesfushorin 20 vjeçar, Nicholas Andrews, transmeton Koha.net.

Edhe Oliveira përforcon mbrojtjen e Ballkanit Futboll 3 muaj më parë Oliveira përforcon mbrojtjen e Ballkanit

“Përforcimi i radhës tashmë i zyrtarizuar i KF Feronikelit është futbollisti 20 vjeçar, Nicholas Andrews. Ai luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Liberia, ku edhe deri tash ka zhvilluar aktivitetin si futbollist profesionist, për të vazhduar këtë stinor që të mbrojë ngjyrat e Feronikelit”, thuhet në konfirmim.

Feronikeli shton se, “transferimet e reja, sidomos duke qenë se janë lojtarë të rinj dhe energjik, pa asnjë dyshim do të sjellin energji të re në klub”.

Image