Feronikeli ka fituar ngushtë ndaj Vushtrrisë në kuadër të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës.
0 me 1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes, me golin që erdhi krejt në fund të takimit. Besmir Bojku realizoi golin e fitores.
Pas kësaj fitoreje, Feronikeli është i pesti me 19 pikë në tabelë. Vushtrria “fundoset” në fund me vetëm gjashtë pikë.
