Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli e Llapi e nisin sezonin me fitore

Në xhiron e parë të Superligës sot u zhvilluan edhe dy ndeshje.

Llapi priti Drenicën, kurse Feronikeli në “Rexhep Rexhepi” e priti të inkuadruarin në Superligë këtë edicion, Vllazninë e Pozheranit.

Feronikeli arkëtoi pikët e plota duke e mposhtur me rezultat prej 1 me 0 Vllazninë e Pozheranit, raporton Koha.net.

Ishte i inkuadruari në pjesën e dytë Granit Arifaj që i siguroi fitoren Feronikelit duke shënuar në minutën e 88.

Edhe Llapi fitoi me rezultat të njëjtë ndaj Drenicës. Me golin e vetëm të shënuar nga sulmuesi Mirlind Daka në minutën e 55.