Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feronikeli 74 fiton ndaj Fushë Kosovës

Me golin e minutës së tetë të shënuar nga Granit Musa, Feronikeli 74 ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, dhe i takoi xhiros së 18-të të Superligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 57-të, Fushë Kosova barazoi rezultatin me autogolin e Florent Avdylit, por goli u anulua pas rishikimit të situatës në VAR, pasi topin në rrjetë me dorë e shtyu mesfushori Osman Mëziu.

Feronikeli 74 ka grumbulluar 21 pikë në 18 ndeshje të luajtura. Fushë Kosova ka 10 pikë në pozitën e parafundit në 18 ndeshje.