Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandesi, asistuesi më i mirë nga loja e hapur

Bruno Fernandes

Një gol dhe një asistim është bilanci i Bruno Fernandesit këtë sezon me Manchester Unitedin.

Portugezi asistoi te goli i dytë që e shënoi Marcus Rashfordi në fitoren e Unitedit kundër Arsenalit me rezultatin 3:1, të dielën.

Fernandesi ka asisituar në 23 gola në Premier League.

Mesfushori ofanziv është asistuesi më i mirë në ligë nga loja e hapur që nga debutimi i tij në shkurt të vitit 2020.

Kevin De Bruyne i Manchester Cityt dhe Mohamed Salahu i Liverpoolit kanë nga 22 asistime, Harry Kane i Tottenhamit 21 dhe Gabriel Jesus që tani luan te Arsenali ka 18 asistime.

Artikuj të ngjashëm