Ylli i Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes pritet të jetë shënjestra e parë e Jose Mourinhos, trajnerit të ri të Tottenhamit, bën të ditur “Daily Mail” të enjten.
Jose Mourinho dëshiron të bëjë mesfushorin e Sportingut të Lisbonës përforcimin e tij të parë, transmeton Koha Ditore. Tottenham kishte insistuar për të transferuar Fernandesin në verë, por nuk u arrit marrëveshje me Sportingun e Lisbonës.
Po ashtu edhe Manchester Unitedi e Real Madridi kishte shprehur interesim për protugezin Fernandes. Fernandes 25-vjeçar këtë stinor ka shënuar nëntë gola dhe asistuar gjashtë tjerë në 17 ndeshje në të gjitha garat.
Stinorin e kaluar ai impresionoi duke realizuar 32 gola dhe asistuar 18 tjerë në 53 ndeshje në të gjitha garat.