Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fernandes po thyen rekorde me gola e asistime

Për Bruno Fernandesin do të dëgjoni shumë gjatë qershorit apo korrikut.

Mesfushori 24-vjeçar po vlerësohet një nga lojtarët më atraktivë në futbollin portugez dhe po pritet të vazhdojë karrierën në Premier League, ku Manchester City dhe Manchester Unitedi po interesohen për shërbimet e tij, përcjell Koha Ditore shkrimin e BBC.

Kapiteni i Sportingut të Lisbonës ka shënuar 32 gola dhe ka asistuar 17 sosh në të gjitha garat këtë stinor për çka është zgjedhur lojtari i vitit në Primeira Liga të Portugalisë.

Por, çfarë e bën atë aq të mirë që skuadrat e Premier Leagues ta kërkojnë?

Një Frank Lampard i ri

Fernandes ka shënuar 20 gola dhe ka asistuar 13 sosh në Primeira Liga këtë stinor. Përfshirja e tij në 33 gola është numri më i madh i përfshirjes nga një mesfushor tjetër në rangjet e para të futbollit të shteteve të mëdha, si në Angli, Itali, Spanjë, Gjermani, Francë, Portugali dhe Holandë.

Kjo do të thotë se ai qëndron sipër disa emrave të mëdhenj. Është më tepër se që ka Paul Pogba i Manchester Unitedit apo Christian Erikseni i Tottenhamit....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Artikuj të ngjashëm