Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj u kërkon tifozëve që t’i lënë anash sharjet dhe akuzat

Humbja e Ferizajt në shtëpi nga Malisheva 6:0, në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll, ka bërë që tifozët e ekipit ferizajas të jenë të mllefosur.

Për këtë, ka reaguar dhe klubi i Ferizajt. Ndër të tjera thuhet se kampionati është i gjatë dhe se asgjë nuk ka përfunduar.

Por, kërkesa kryesore e drejtuesve të Ferizajt është që të mos ofendime, sharje dhe akuza.

“Duhet të largohemi nga sharjet, ofendimet e akuzat sepse nuk na dërgojnë askund. Ne nuk i bëjmë nder skuadrës me presion e me fyerje. Andaj, lojtarët kanë nevojë për qetësi në mënyrë që të përgatiten për ndeshjen e radhës. Shpresojmë që reagimi ynë të gjejë mirëkuptimin e juaj të nderuar përkrahës të ekipit tonë të zemrës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ferizajt.

Ferizajasit renditen në vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura.