Ferizaj ka shënuar fitore prej 2 me 0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Ishte Fatih Karahoda ai që i dha epërsinë ekipit të Ferizajt kur po luhej minuta e 15, transmeton Koha.net.
Derisa në minutën e 35 epërsinë e dyfishoi Taulant Dajaku duke shënuar nga penaltia.
Me këtë fitore Ferizaj shkon në kuotën 15 pikëve dhe mban vendin e dhjetë, derisa Dukagjini në vendin e fundit ka tetë pikë pas 16 xhirove.