Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj i merr pikë Malishevës

Skuadra e Ferizajt ka siguruar një pikë në ndeshjen ndaj Malishevës, që i takoi xhiros së 21 të Superligës së Kosovës në futboll. Në duelin e luajtur të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj”, rezultati ishte 1:1.

Ilir Mustafa (41’) e kaloi Malishevën në epërsi, ndërsa katër minuta më vonë, Ferizaj barazoi shifrat me anë të Gentrit Halilit.

Me këtë barazim, Ferizaj ngrihet në kuotën e 18 pikëve, por mbetet i fundit në tabelë. Ndërkohë, Malisheva ka tubuar 21 pikë dhe zë vendin e tetë.

Artikuj të ngjashëm