Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj e bën Kosovën pjesë të rrjetit të madh Dinamo

Si pak lojtarë, Fatos Beqiraj ka bërë karrierë në tri klube të ndryshme me emër të njëjtë – Dinamo. Sulmuesi pejan e ka arritur kulmin te Dinamo e Zagrebit. Më pas gjatë karrierës së gjatë e të suksesshme ka luajtur për Dinamon e Minskut në Bjellorusi dhe Dinamon (Dynamon) e Moskës në Rusi.

Fëmijë kosovarë që e mësojnë lojën e futbollit te KF Dinamo ëndërrojnë karrierë si të Beqirajt apo të ngjashme me të tij – të shënojnë shumë gola, të luajnë në nivel përfaqësuesesh, të luajnë ndaj skuadrave cilësore e po ashtu në Ligën e Kampionëve. Pse jo edhe në Dinamo të Zagrebit në Kroaci apo klube të tjera të famshme me emrin Dinamo, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në të vërtetë, Dinamo është emër mjaft i përhapur në botën e futbollit. Dhe prej vitit 2006 edhe Kosova është pjesë e “rrjetit” të vendeve që kanë të paktën nga një klub me emrin Dinamo. Në Ferizaj funksionon KF Dinamo, që në fakt është shkollë e futbollit që përbëhet nga ekipe të shumta të gjeneratave të reja.

Nuk ka ndonjë lidhje direkte në mes të Dinamos ferizajase me Dinamot e famshme. Në Dinamon e Ferizajt mësohet futbolli, ndërsa në atë mjedis mburren me punën që bëjnë, sukseset e deritashme, pjesëmarrjen në ngjarje ndërkombëtare. Ndër synimet është edhe të nxirren futbollistë për nivelin senior, për klube të mëdha të vendit e evropiane.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)