Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferguson tregon përse Maldini refuzoi Unitedin

Lojaliteti i familjes e bllokoi kalimin e Paolo Maldinit te Manchester Unitedi nga Milani, ka treguar Alex Ferguson.

Duke folur në një ceremoni për International Champions Cup në New York - Ferguson ka thënë se babai i Maldinit – Cesare i tha menaxherit të Unitedit që ta harrojë transferimin e djalit të tij.

“Tentova [transferimin e Maldinit] por kur u takova me babanë tij ai ishte i mrekullueshëm. Ai më tha: ‘Gjyshi im është milanez, babai im është, unë jam milanez, djemtë e mi janë milanezë. Harroje këtë punë’”, ka treguar Ferguson.

Artikuj të ngjashëm