Pas humbjes nga Kariat Almati kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi ka humbur edhe ndeshjen e dytë në raundin e dytë të UEFA Futsal Cup.
Skuadra nga Drenasi u mposht sonte në Prishtinë nga kampioni i Bjellorusisë, LSM Lida me rezultat prej 2 me 3, transmeton Koha.net.
Pas kësaj humbje Feniksi është me pak gjasë për të kaluar në fazën tjetër, kur dihet se në ndeshjen e radhës luan ndaj njërës prej skuadrave më të forta në Evropë, Sportingut, kampionit portugez.