Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fenerbahçe ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Yanal

Klubi i madh turk i futbollit Fenerbahçe ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ersun Yanal.

Fenerbahçe në faqen zyrtare të dielën ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Yanalin pas një marrëveshje të dyanshme.

Tifozët e Fenerbahçes kanë kërkuar largimin e Yanalit pas humbjes që klubi pësoi në shtëpi fundjavën e kaluar në derbin e Stambollit nga Galatasaray me rezultatin 3:1. Ishte humbja e parë e Fenerbahçes në shtëpi nga Galatasaray pas 20 vjetëve. Tifozët shprehën mllefin pas asaj disfate.

Fenerbahçe, ku luan ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, zë vendin e shtatë në elitën turke.

Artikuj të ngjashëm