Khvicha Kvaratskhelia vazhdon t’i impresionojë tifozët e Napolit dhe është një prej yjeve të skuadrës.
Ndërsa lidhja që napolitanët kanë me futbollin dhe me lojtarët e kësaj skuadre, tregon edhe në jetën jashtë futbollit.
Në Napoli është emëruar fëmija i parë me emrin Khvicha, ndërsa gjeorgjiani ka shërbyer si inspirim për prindërit napolitanë.
Pjesa tjetër interesante e këtij tregimi është se babai i atij fëmije është një tifoz i Napolit, i cili quhet Armando, në nder të Diego Armando Maradonas.
Për më shumë, Armando ka treguar se nëse Napoli nuk do të kalonte një sezon si ky i sivjetmi, atëherë ai nuk do ta quante djalin e tij Khvicha.
“Mendoj se nëse nuk do të përjetonim një edicion të tillë, me një futbollist kaq të jashtëzakonshëm, djali do të quhej Daniele”, ka thënë ai, shkruan “Marca” të shtunën.
-
Tifozët e Napolit po ëndërrojnë titullin falë “Kvaradonas”
-
Fanella mysafire e Napolit u dedikohet argjentinasve
-
Foshnjat me emrat e futbollistëve – raste të veçanta në Peru, Argjentinë e Meksikë
-
Bayerni interesohet për vëllain e Kvaratskhelias
-
Fillimi modest, Ronaldo dhe NBA – si u bë yll Kvaratskhelia