Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Felixi mbetet tek Atletico

Sulmuesi portugez Joao Felix nuk do të largohet nga skuadra e Atletico Madridit. Kështu, ka insistuar presidenti i ekipit nga La Liga, Enrique Cerezo.

Ai ka insistuar se Felixi është i pashitshëm dhe për këtë arsye asnjë ofertë që vjen për portugezin nuk do të merret parasysh.

“Për ne, Felixi është i pashitshëm. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk do të largohet”, ka insistuar Cerezo.

Felix është pjesë e Atleticos prej vitit 2019 kur iu bashkua nga Benfica dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

Këtë sezon, 22-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime në 13 ndeshje për Atleticon në të gjitha garat.