Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger raportohet se ka bërë prioritet transferimin e sulmuesit të Lyonit, Nabil Fekir.
Në janar, Wengeri transferoi Henrikh Mkhitaryan dhe Pierre-Emerick Aubameyang, por raportohet se francezi dëshiron edhe një lojtar në fazën e sulmit.
Sipas Daily Mail, londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 45 milionë funte për kalimin e Fekirit në Londër dhe dëshirojnë të përforcohen për të sfiduar për titullin e Premier Ligës.
Fekir në 145 paraqitje për Lyonin ka realizuar 55 gola. Ai luan në disa pozita derisa Lyoni ka shfaqur shenja për shitjen e tij.
Artikuj të ngjashëm