Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Feka: Kemi luajtur mirë

Mesfushori Dren Feka është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Dukagjinit ndaj Rijekës.

Skuadra kroate fitoi 1:0 në “Fadil Vokrri”.

Feka ka bërë punë të madhe në mesin e fushës.

“Mendoj që kemi luajtur shumë mirë për 90 minuta. E morëm kartonin e kuq dhe kjo ndikoi në lojë. Prapa ishim shumë mirë, kompakt, por ndikoi kartoni i kuq”, ka thënë Feka, që ka ardhur nga Gjermania, ku dikur vlerësohej talent i madh.

“Unë kam ardhur para tri javësh dhe po e ndiej veten mirë. Më duket që nuk kam luajtur keq dhe ia kam shpaguar trajnerit besimin. Të shohim se çka do të ndodhë në ndeshjen e dytë. Rezultati 1:0 nuk është i keq. Mund të kthehemi”, ka shtuar Feka.