Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) ka njoftuar të enjten se zyra e prokurorit federal do të hetojë për të verifikuar se klubet e Serie A po punojnë në vijë me protokollin shëndetësor të aprovuar nga qeveria.
Më herët të enjten, është raportuar se Lazio ka aranzhuar ndeshje futbolli tre kundër tre pas çdo seance stërvitore dhe FIGC ka njoftuar se ka angazhuar zyrën e prokurorit federal për të kontrolluar skuadrat.
“FIGC ka aktivizuar një task-forcë hetuese nga zyra e Prokurorit Federal, me detyrën për të verifikuar nëse është duke u respektuar protokolli shëndetësor i federatës, si[ është aprovuar nga qeveria. Taskforca, që raporton direkt te prokurori, do të verifikojë nëse seancat stërvitore nga klubet profesioniste, që aktualisht janë individuale dhe nga 18 maji do të jenë në grup, janë duke u zhvilluar sipas protokollit”, është thënë në komunikatë të Federatës.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Italisë (CONI), Giovanni Malago, ka thënë se është "99.9 %" e sigurt se Serie A do të rifillojë më 13 qershor.
-
Federata dhe Serie A merren vesh për protokollin e ri
-
Rifillimi i sezonit në Serie A vihet në dyshim pas rasteve të lojtarëve me koronavirus
-
Federata Italiane e Futbollit thotë se do të ndjekë instruksionet nga UEFA
-
Lazio rrezikon përjashtimin nga Serie A, pretendohet se shkeli protokollin shëndetësor
-
Mjeku i futbollit në Itali kërkon të përgjysmohet periudha e karantinës