Xherdan Shaqiri është lojtari më i ri i Liverpoolit, sipas Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Ylli i shqiptar ka kaluar testet mjekësore dhe së shpejti pritet që edhe Liverpooli ta konfirmojë transferimin e tij, transmeton Koha.net.
“Xherdan Shaqiri ka bërë një ndryshim të madh me Anglinë. Stoke City është pajtuar që ta shesë atë te Liverpooli për 17 milionë franga. Pas kryerjes së testeve mjekësore Shaqiri nënshkruan kontratën”, thotë federata zvicerane.
