Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur sot në selinë e FFK-së, dy nënkryetarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Rainer Koch dhe Rainer Milkoreit.
Pas takimit kryetari i tanishëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi deklaroi se pala gjermane sot erdhe t’i vizitojë në shenjë respekti për figurën e madhe për Fadil Vokrrin, si dhe për të treguar se bashkëpunimi me dy federatave në të ardhmen do të jetë në nivele më të larta.
“Ju e dini që me federatë e futbollit gjerman kemi kontakte të vazhdueshme dhe edhe njëherë erdhën këtu për të thelluar dhe për të treguar fuqishëm që janë në përkrahje e Federatës sonë, natyrisht në këtë rast timin dhe komitetin ekzekutiv, për projekte të reja dhe për bashkëpunimin që do ta kemi dhe do ta bëjmë me federatën e futbollit gjerman”, pohoi Ademi.
Kurse Rainer Koch, pas takimit deklaroi se ndjen dhimbje të madhe për humbjen e një legjende si Fadil Vokrri, dhe pohoi se Kosova nuk është e vetmja e cila ka humbur një njeri të madhe pasi sipas tij ai kishte lënë një përshtypje të jashtëzakonshme në UEFA e FIFA.
“Erdha sot ta demonstrojë bashkëpunim e të dy federatave edhe pse e kamë shumë vështire pasi që Federata e Kosovës si dhe UEFA, FIFA si dhe të gjithë shokët kemi humbur një njeri të madh si Fadil Vokrri, por shpresoj shumë që kryetari i ri dhe kjo ishte arsyeja se pse erdhëm, të bëjmë edhe homazhe te varrezat e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, i cili ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme në aspektin e pranimit në UEFA dhe FIFF. Por jam shumë i bindur që Agim Ademi do të vazhdojë rrugëtimin po ashtu sikur Fadili dhe unë ju premtojë se në të ardhme do të kemi bashkëpunim më të madh”, tha Koch.
Pas takimit të shoqëruar nga kryetari Ademi dhe sekretari Eroll Salihu, dy nënkryetarët e Federatës së Futbollit të Gjermanisë u drejtuan për tek varrezat për të bërë homazhe te ish presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri si dhe më pas për të shikuar edhe njëherë nga afër stadiumin i cili tashmë mban emrin e ish-kryetarit Fadil Vokrri.