Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata e Çekisë anulon shitjen e biletave online ndaj Kosovës

Federata e Futbollit të Çekisë përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se ka anuluar shitjen e biletave online për ndeshjen ndaj Kosovës, kjo për shkak të rrezikshmërisë së lartë të kësaj ndeshje.

Federata thotë se është e vetëdijshme për rrezikshmërinë e lartë që pritet të jetë në ndeshjen kualifikuese për Evropian ndaj Kosovës, transmeton Koha.net.

Biletat mund të blihen vetëm fizikisht nga ana e tifozëve çekë përmes kartelës së identifikimit te stadiumi “Doosan Arena” në Plzen.

Shitja e biletave do të nisë më 23 tetor dhe një tifoz ka të drejtë të blejë deri në katër bileta.

Presidenti i federatës çeke, Martin Malik ka thënë se këto masa janë marrë për të rritur sigurinë, derisa ka theksuar se UEFA nuk do të tolerojë edhe ndonjë incident tjetër pas atij që ndodhi në sfidën Bullgari – Angli.

E ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kosovës, më 14 nëntor nga 20:45, sjellë rrezikshmëri të lartë pasi potencialisht mund të ketë manifestime politike nga ana e tifozëve.

Edhe Ademi: Diskriminues vendimi që Çekia s’lejon shtetas të huaj të ndjekin nga stadiumi ndeshjen me Kosovën Sport Ademi: Diskriminues vendimi që Çekia s’lejon shtetas të huaj të ndjekin nga stadiumi ndeshjen me Kosovën

Malik ka kërkuar nga tifozët çekë që të mos bëjnë ndonjë veprim politik ndaj Kosovës pasi një e gjë e tillë mund t’i sjellë probleme të mëdha kombëtares së Çekisë, që potencialisht mund t’ia rrezikojë edhe Evropianin.

Derisa tifozët e Kosovës mund të blejnë bileta përmes FFK-së. Në dispozicion për “Dardanët” janë 627 ulëse.