Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FC Sheriff, klubi nga regjioni që njihet si “parajsë e kontrabandës”

"Mos pyesni se çfarë mund të bëjë për ju Trans-Dniester, por pyesni se çfarë mund të bëni ju për Trans-Dniesterin", thotë Andryi Smolensky.

Jemi duke udhëtuar nëpër rrugën e pëlqyer të Smolenskyt. Është rruga e vetme në Tiraspol ku vetura “Land Rover” e tij nuk kërcen dhe nuk lëkundet nga gropat e shumta, transmeton Koha Ditore shkrimin e BBC.

"Kanë përdorur një teknologji të re për ta bërë kështu", thotë ai me krenari. "Mund të vozis lart e poshtë kësaj rruge gjithë ditën".

Republika e vogël de fakto e Trans-Dniesterit - nganjëherë e njohur edhe si Transnistria - është një vend i ngrirë në kohë.

Në kryeqendrën Tiraspol, pamje të çekanit dhe draprit nga koha e ish-Bashkimit Sovjetik shfaqen me krenari nëpër bilborde dhe nëpër ndërtesa të qeverisë. Një statujë e madhe e Leninit jashtë parlamentit shikon ashpër, një shenjë krenarie dhe nostalgjie që qyteti ndien me të kaluarën e vet sovjetike.

Sipas ligjit ndërkombëtar, Trans-Dniester, një vend që gjendet në kufi me Ukrainën, i takon Republikës së Moldavisë, një shtet i formuar në vitin 1991 pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)