FC Prishtina i është bashkuar grupeve të tifozëve dhe qytetarëve të shumtë të Kosovës që po e ndihmojnë Shqipërinë pas tërmetit ku humbën jetën shumë persona.
Klubi më i trofeshëm në vend ka shkruar se familjet e pastreha janë ndihmuar me pako ushqimore në vlerë prej rreth 1 mijë euro, raporton KTV.
“Skuadra e Prishtinës ka grumbulluar rreth 30 pako në vlerë rreth 1.000 euro me gjëra ushqimore dhe gjësende tjera elementare - ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. Mesazhi i futbollistëve bardhekaltër është i qartë: JEMI NJË”, ka shkruar FC Prishtina në faqen zyrtare.
Në Durrës për të ofruar ndihmë, ka qenë gjatë ditës edhe kryetari i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, si dhe përfaqësues të shumë tifogrupeve të klubeve sportive të Kosovës.
-
FFK-ja dhe lojtarët e Kosovës ndajnë pako ushqimore
-
Në xhamitë e Kosovës mblidhen mbi 300 mijë euro për Shqipërinë
-
Tifozët e klubit grek solidarizohen me Shqipërinë, mbledhin ndihma
-
Klubi i Pingpongut Prishtina organizon turne për të ndihmuar Shqipërinë
-
Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që u ofruan strehim familjeve nga Shqipëria