Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FC Kosova thërret tifozët

Skuadra shqiptare FC Kosova Zurich është përgatitur maksimalisht për ndeshjen shumë të rëndësishme.

Sot nga ora 18:00 Kosova do të përballet me FC Rapperswil-Jona, në kuadër të Kupës së Zvicrës, që vlerësohet një takim historik për skuadrën shqiptare, por edhe për futbollin shqiptar në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

“Sot në Zürich shkruhet historia e FC Kosovës, ejani masovikisht, me flamuj e simbolet tona! Fitorja dhe festa janë pranë nesh! Stadiumi Utogrund Zürich Albisriederstrasse, 8047 Zürich”, është thirrja që i është ndaj tifozëve shqiptarë që të vijnë sa më masovikisht për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.