Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FC Besa organizon turneun tradicional të futbollit të vogël më 1 dhe 2 shkurt në St. Gallen të Zvicrës

Skuadra shqiptare në Zvicër, Besa nga St. Gallen, më 1 dhe 2 shkurt do të organizojë turneun tradicional të futbollit të vogël, të quajtur “Genigips Cup”.

Organizatori i këtij turneu tashmë tradicional, është një nga skuadrat më të vjetra shqiptare në futbollin e Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë turne pritet të marrin pjesë shumë skuadra aktive, derisa numri maksimal i skuadrave është 40, ka njoftuar presidenti i klubit Bekim Dalipi, raporton KTV.

Për fituesin dhe vendet dy dhe tre, do të ketë shpërblime nga organizatori, ndërsa turneu pritet të sjellë shumë rivalitet në fushë nga ekipet dhe spektakël për të pranishmit.

Ekipi i Kohavisionit do të përcjell nga afër turneun e organizuar nga FC Besa në St.Gallen për të sjellë te shikuesit një tregim për turneun dhe këtë ngjarje të madhe.