Sport

FBI këshillon sportistët që në Pekin të marrin telefona të përkohshëm

Sportistët dhe vizitorët që udhëtojnë në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore duhet të lënë telefonat e tyre në shtëpi dhe të përdorin telefona të përkohshëm, ka bërë thirrje FBI.

Kjo vjen si pjesë e paralajmërimeve të gjëra se si aktivitetet kibernetike mund ta prishin ngjarjen e madhe sportive.

“FBI u kërkon të gjithë sportistëve që të mbajnë celularët e tyre personalë në shtëpi dhe të përdorin një telefon të përkohshëm derisa të jenë në Pekin për Lojërat”, është thënë nga FBI.

FBI se nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim specifik kundër Lojërave Olimpike, por ka inkurajuar partnerët që të jenë vigjilentë, raporton BBC.