Njëri prej futbollistëve që u rikthye në Kosovë këtë verë, është edhe Astrit Fazliu, i cili arriti marrëveshje me Dritën.
Sulmuesi që ka luajtur në tri kampionate, të Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ka treguar se pse vendosi të rikthehet në kampionatin ku u bë i njohur.
Ai thotë se ka refuzuar shumë skuadra në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për të nënshkruar me Dritën, klub të cilin e vlerëson lartë.
29 vjeçari beson se skuadra nga Gjilani mund të fitojë titullin e kampionit, por sipas tij, janë edhe tri ekipe të tjera që do të jenë kandidate serioze për titull.
Në të kaluarën, Fazliu ka qenë pjesë e Ferizajt, Ulpianës dhe Prishtinës, në Maqedoni ka luajtur një vit te Shkendija kurse në tre vjetët e fundit luajti në elitën e futbollit të Shqipërisë, te Partizani dhe së fundmi te Flamurtari i Vlorës.