Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu e lumtur për medaljen e artë

Xhudistja Laura Fazliu është e lumtur me medaljen e artë të fituar në Lojërat Mesdhetare. Ajo ka thënë se e ka realizuar synimin që kishte.

Fazliu fitoi të artën në kategorinë deri 63 kilogramë, të enjten.

“Po ndjehem shumë mirë, është hera e dytë që marr pjesë në Lojërat Mesdhetare. Sot jam mundur ta jap maksimumin tim për të fituar medaljen e artë, gjë që ia arrita qëllimit. Është një ndjenjë shumë e mirë”, ka thënë Fazliu.

21-vjeçarja ka vazhduar me formë shumë të lartë. Në fund të prillit ajo doli nënkampione e Evropës, ndërsa tani është kampione mesdhetare. Prej saj priten medalje tjera të mëdha.

Artikuj të ngjashëm