Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliu afër medaljes së bronztë

13:07 - Laura Fazliu ka fituar edhe ndeshjen e dytë të repesazhit ndaj Amina Belkandit të Algjerisë dhe tani i duhet edhe një fitore për të fituar medaljen e bronztë.

Fazliu dy ndeshjet e repesazhit i fitoi me ippon.


Xhudistja Fazliu kalon pengesën e parë drejt medaljes së bronztë

Laura Fazliu ka kaluar me sukses pengesën e parë në repesazh, duke mposhtur portugezen, Belattar, me ippon, pas vetëm 20 sekondash.

Laura (kategoria -63 kg), pas pak lufton sërish, dhe nëse kalon këtë sfidë, i mundësohet lufta për medaljen e bronztë përmes repesazhit.