Sport

Fazliji mbetet i pamposhtur në Superligën e Zvicrës

Seria pa humbje e Betim Fazlijit në Superligën e Zvicrës në futboll, ka vazhduar. Skuadra e Fazlijit, St. Gallen, të enjten mbrëma barazoi 3:3 në udhëtim me Luganon. Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të kampionatit helvetik.

Fazliji kompletoi ndeshjen në qendër të mesfushës te St. Galleni. St. Galleni renditet i dyti me 58 pikë, sa i ka edhe Young Boysi në vend të parë. Lugano është e shtata me 34 pikë.

St. Galleni ka arritur vetëm barazimin e dytë në ndeshjet në të cilat ka luajtur Fazliji. Me të në përbërje ka edhe 17 fitore. Humbje nuk ka. Pa Fazlijin në përbërje, St. Galleni ka humbur shtatë ndeshje.

Ka mbi 820 ditë që Fazliji nuk ka humbur asnjë ndeshje zyrtare.