Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fazliji, i pëlqyeri i tifozëve të St. Gallenit

Të shtunën në mëngjes në qendrën sportive Birkenau në Rebstein të St. Gallenit, shumë tifozë të St. Gallenit ishin mbledhur për ta përshëndetur Betim Fazlijin, futbollistin e Kosovës. “Gëzimi ishte i madh, pritja shumë e ngrohtë”, ka shkruar gazeta zvicerane “Blick” të dielën.

Janë dëgjuar edhe thirrje: “Betim, na ndihmo”.

Fazliji është parë i buzëqeshur, ndërsa nuk kanë munguar as shakatë. Një lloj rikthimi në shtëpi për Fazlijin, aty ku e kishte kaluar gjithë karrierën, para se ta kalonte një edicion te St. Pauli në Bundesliga 2. Rikthimi i Fazlijit në klubin e fëmijërisë, St. Gallen, u zyrtarizua ditë më parë.

Për kosovarin ka folur edhe trajneri i Fazlijit te grupmosha e juniorëve, Martin Eggenberger.

“Betimi ishte gjithmonë i pari në fushë. Ai ishte aty gjithmonë. E dija që do t’ia dilte si futbollist sepse ishte lojtar për skuadër”, ka thënë Eggenberger, i cili Fazlijin e kishte kthyer në mbrojtës, ani pse pozita e tij ishte mesfushor ofensiv. Fakti që Fazliji tani duhet t’i zgjidhë problemet e mbrojtjes te St. Galleni, e bën trajnerin e juniorëve krenar. Ata ende janë në kontakt me njëri-tjetrin.

“Betimi me shaka më thërret Pep. Për shkak të Guardiolës. Ai na viziton shpesh, është pjesë e jona dhe kjo është jashtëzakonisht gjë e mirë”, është shprehur Eggenberger. Fazliji ka dështuar të lë gjurmë në Gjermani dhe vendosi të kthehet aty ku vlerësohet.

Edhe Futbollistët e St. Gallenit në përkrahje të Fazlijit Futboll Futbollistët e St. Gallenit në përkrahje të Fazlijit

Enter

Dilaver