Ekipi evropian i CS:GO, “Faze Clan” u shpall kampion të dielën në finale ndaj ekipit ukrainas, "Na'VI".
"Faze" triumfoi me rezultat 19:16 në "hartën" e parë, e në të dytën 16:10. Ekipi fitues i mori 500 mijë dollarë, e humbësi 150 mijë dollarë.
Gara u zhvillua në Belgjikë, e në publik pati numër të madh fansash. Aty u pa edhe flamuri shqiptar.

Në këtë garë kishte marrë pjesë edhe ekipi nga Kosova, "Bad News Eagles" që u eliminua nga ekipi brazilian "Imperal Esports".
Artikuj të ngjashëm