Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fati në plane të Unitedit

Barcelona dëshiron që Ansu Fati të mbetet në ekip deri në vitin 2026, shkruan “Mundo Deportivo”. Fati aktualisht është i dëmtuar në menisk në këmbën e majtë, dhe pritet të mungojë të paktën tre muaj. Kur të kthehet, do të ketë president të ri në skuadër.

Megjithatë, ka paqartësi rreth kontratës së tij. Bori Fati, babai i lojtarit dhe menaxheri Jorge Mendes, nuk e interpretojnë kontratën e tij në mënyrën e ngjashme. Barcelona beson se kontrata e tij përfundon në vitin 2022 dhe se është një opsion për ta mbajtur atë në ekip edhe dy vjet tjera. Ndërkohë, këshilltarët e Fatit, besojnë se kontrata i përfundon në vitin 2022 dhe se do të rishqyrtohet vazhdimi.

Fati është njëri prej lojtarëve që ka të ardhurat më të vogla në ekip. Manchester Unitedi është i interesuar për shërbimet e tij, madje thuhet se i është refuzuar oferta prej 150 milionë eurove.