Ansu Fati, Gavi dhe Nico Williams u shënuan në listën e realizatorëve në fitoren që Spanja e arriti në miqësore të enjten përballë Jordanisë.
Spanja fitoi me rezultatin 3:1, në ballafaqimin që u luajt në Amman. Ishte ndeshja e fundit e Spanjës para nisjes së Botërorit.
Fati shënoi në minutën e 13-të, Gavi në minutën e 56-të, kurse Williams gjashtë minuta para fundit. Në minutën e dytë të shtesës, Hamza Ali Khaled Al Daradreh shënoi për Jordaninë dhe vulosi rezultatin final.
Ndeshjen e parë të Botërorit, Spanja e luan kundër Kosta Rikës më 23 nëntor.
Artikuj të ngjashëm