Sport

Farfan bëhet lojtari i parë në kampionatin e Rusisë që infektohet me koronavirus

Sulmuesi i Lokomotiv Moskës, Jefferson Farfan është bërë futbollisti i parë i kampionatit të Rusisë që është infektuar me koronavirus. Këtë e kanë bërë të ditur mediat ruse të shtunën.

Farfan 35-vjeçar ka 95 ndeshje e 27 gola për Perunë. Ai ka luajtur për skuadra si PSV, Schalke e Al Jazira. Prej vitit 2017 është te skuadra e madhe nga Moska.

Është njoftuar se Farfan është infektuar më 15 maj. Ai ka pasur pneumoni. Prej 22 marsit sulmuesi ishte i izoluar në shtëpi.

Më herët të shtunën betejën me koronavirusin e ka humbur mjeku i klubit të basketbollit CSKA Moska, që ishte 44-vjeçar.