Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fansat e Qarabagut befasojnë Ansi Agollin

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Ansi Agolli ka qenë shumë i emocionuar kur në stadiumin e Bakusë ka parë një banderolë në të cilën shkruhej: "No Ansi, No Party!"

Mbrojtësi i krahut të majtë vendosi t'i japë fund karrierës së tij në Azerbajxhan, pas 9 vitesh të suksesshme në radhët e Qarabag, transmeton Ora News.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Momentet më të mira për kuqeziun ishte pjesëmarrja në Champions League. Gjithashtu, fitorja e katër titujve kampion dhe 3 trofe të Kupës së Azerbajxhanit do të mbeten gjatë në memorien e Agollit. Fansat e Qarabag e kanë vlerësuar paraqitjen e tij në fushë dhe natyrisht vlerat e tij të mëdha, duke i kushtuar këtë banderolë fantastike.

Agolli do të shkojë të luaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht me klubin e New York Cosmos. Këto të fundit kanë një histori mjaft të lavdishme. Klubi u krijua në vitin 1970, teksa dominuan elitën e futbollit amerikan për 15 vite me radhë. Me këtë skuadër janë aktivizuar legjenda të futbollit botëror, si Pele dhe Beckenbauer.

Madje braziliani është President Nderi edhe në këto momente. Një tjetër arsyeje e fortë që Agolli të shpërngulej nga Azerbajxhani drejt SHBA-së ishte fakti që bashkëshortja e tij jetonte prej kohësh në këtë shtet.

Image